Deputeti socialist Petro Koçi në “Tirana Line” në ABC News u ndal tek vizita e kreut të PD-së, Sali Berisha në Bruksel. Sipas deputetit socialist kjo nuk ishte gjë tjetër, veçse një vizitë e turpshme. Berisha në takim nuk foli si kreu i një partie, por bëri monolog si një spiun policie.
Petro Koçi kthehet pas në kohë, kur kujton se Berisha ka të njëjtën retorike. Të njëjtat fjalë që përdor tani, i përdorte dikur për Fatos Nanon. “Ndryshon vetëm emrat, por ka të njëjtën kastë”, u shprehet Koçi.
“Një vizitë e dështuar totalisht. Një vizitë e turpshme. Berisha bëri një monolog që i ngjante më shumë një spiuni policie, se sa një politikani. Të njëjtën retorike ka përdorur kur unë bashkë me të kemi qenë në delegacionin e Shqipërisë në Këshillimin e Europës. Të njëjtat gjëra që thotë tani, thoshte dhe atëherë për zotin Nano. Ky njeri vetëm ndryshon emrat dhe të njëjtën kasetë përdor. E ka si një instrument të shpifjes politike. Mendoj se kjo taktikë iu bën përshtypje të tjerëve”, shtoi më tej deputeti socialist./abcnews.al