Juristja Brizida Gjikondi në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News foli për vizitën e ish-kryeministrit Sali Berisha në Bruksel, ndërsa e vlerësoi si një vizitë të dështuar. Gjatë intervistës, Gjikondi shtoi se qëndrimet e Berishës, dhe deklaratat e tij kundër zhvillimeve që ka bërë Shqipëria janë të turpshme
“Sa për viziten e zotit Berisha në Bruksel ajo ishte një vizitë e dështuar. E turpshme dhe mendoj që ne duhet të merremi me mëkatin e tij dhe jo personin që mban mëkatin. Sepse ai e ka kryer rrugën e tij. Ai pati një vizitë të dështuar. Sepse në sallë nuk ishin ata që ai shprehur se do e prisnin. Salla ishte bosh… këtë zakonin e Berishës që shkojnë jashtë dhe shajnë vendin e tyrë është diçka e turpshme. Edhe shprehja që ka thënë për zonjën Kallas për Shqipërinë, tregon për huqet e tij që diçka që është në të mirë të Shqipërisë e sheh si diçka që është për të sulmuar Ramën”, tha Gjikondi.
Më tej u ndal edhe tek incidenti me të cilin është përballur Gazment Bardhi gjatë takimeve që ky i fundit ka zhvilluar në Patos. Gjikondi theksoi se Bardhi është vendosur nga ish-kryeministri Sali Berisha si një “kamikaz” për ta përdorur.
“PD nuk ka pasur një bastion të saj. Gazment Bardhi nuk di ku është sepse para një viti ishte kundër Berishës, Flamur Nokës dhe tani ka dalë në krah të tyre. Jam e bindur që edhe injorimi që i kanë bërë në Patos tregon të vërtetën dhe 11 maji do jetë dita ku ky injorim që i është bërë rrugëve të qytetit do e lexojë edhe te vota. Berisha e ka vënë Bardhin si kamikaz dhe se sepse i ka besën. Bardhi mbahet si njeriu “mistrec” dhe e ka vënë si krahun e tij të egër dhe nuk besoj se Fieri do t’i sjellë rezultat”, tha mes të tjerash Gjikondi.