Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka shkuar sot në Finiq. Gazetari i Abc News Elidon Berberi, bën me dije se presidenti ka ndryshuar agjendën e vizitës në Finiq në momentin e fundit.
Ekipi i tij spostoi agjendën në Parkun Arkeologjik në Finiq. Begaj nuk ka ndaluar në bashkinë e Finiqit, ashtu sikur se ishte planifikuar fillimisht në agjendë.
Kujtojmë se nesër, 22 dhjetor kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis do të vizitojë Finiqin, ku pritet të zhvillojë takime me minoritetin grek në jug të Shqipërisë./abcnews.al/