Një djalë 16-vjeçar nga qyteti jugor i Turqisë, Mersina u arrestua dhe u burgos pasi kishte vizatuar mustaqet e Hitlerit në një poster të fushatës së Presidentit Erdogan.
Sipas mediave, ai u arrestua se vizatoi mustaqet e Hitlerit me stilolaps dhe shkruajti komente fyese në një poster me fytyrën e presidentit turk, i cili ishte vendosur pranë shtëpisë së tij.
Fyerja ndaj presidentit është një nga akuzat më të shpeshta në Turqi, me 16,753 raste të regjistruara në vitin 2022, sipas statistikave të Ministrisë së Drejtësisë.
69-vjeçari Rexhep Tajip Erdogan ka siguruar një mandat të ri pesë-vjeçar si president i Turqisë, duke mundur kandidatin e opozitës Kemal Kilicdaroglu në balotazhin e zgjedhjeve.
/abcnews.al