Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar masa ndaj Kosovës e Serbisë nëse ato “nuk sillen me përgjegjësi”. Në fjalimin vjetor para ambasadorëve, presidenti francez tha se marrëveshja e Brukselit, e njohur ndryshe edhe si plani franko-gjerman, është rruga e duhur dhe se duhet angazhim i palëve.
“Sa i përket dallimeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe unë besoj që ky është një udhërrëfyes i mirë, është përkrahur nga negociatorët evropianë dhe përfaqësuesit tanë, kështu që ne kërkojmë angazhim të plotë nga të dy palët, riangazhim për organizim të zgjedhjeve të reja lokale, riangazhimi i serbëve në institucionet e Kosovës, njohja e komunave në Veri në emër të autoriteteve të Kosovës.
Ne presim që paqja do të kthehet në këtë pjesë. Franca e Gjermania kanë bërë zotime sa i përket politikave të vizave dhe çështje tjera ekonomike, të cilat do të rishikohen nëse palët dështojnë të sillen me përgjegjësi. Duhet të jemi vigjilentë veçanërisht në këtë aspekt, veçanërisht kur bëhet fjalë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Macron në takimin me ambasadorët e Francës.
? #LIVE: Emmanuel #Macron spoke of the differences between Serbia and Kosovo that needed diplomatic support.
The French president also brought up the #NagornoKarabakh region, stating that he would ask for a humanitarian corridor to be respected ? pic.twitter.com/NEdLD7TDNP
— FRANCE 24 English (@France24_en) August 28, 2023
/abcnews.al