Vizat, Franca “ngrin” Kosovën/ Ish zv ministri Berisha: Jemi në izolim ndërkombëtar, Osmani e Kurti një grup mashtruesish

schedule17:23 - 17 Tetor, 2023

schedule 17:23 - 17 Tetor, 2023

Ish zëvendës ministri i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha thotë se Kosova është në izolim ndërkombëtar, teksa komentoi deklaratën e presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili tha në Tiranë se ka vendosur për pezullim të heqjes së vizave për Kosovën.

Në një intervistë për ABC News, Berisha u shpreh se kryeministri Albin Kurti, me kabinetin e tij dhe presidentja Vjosa Osmani, janë një grup mashtruesish.

Sipas Berishës, Kurti dhe Osmani kanë mendësi anti-europiane.

“Unë e kam thënë vazhdimisht me keqardhje, se kryeministri Kurti është një mashtrues tipik dhe kjo qeveri është një qeveri mashtruese, e cila, siç tha presidenti Macron nuk e mbajti fjalën dhe këta nuk e mbajtën fjalën me askënd. Kjo është një bashkësi e njerëzve të papërgjegjshëm, që për fatin e keq e kanë marrë shtetin në udhëheqje, dhe pastaj e trajtojnë shtetin me jo seriozitetin më të madh të mundur dhe rezultat i kësaj mendësie, të presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti, është që Kosova ndodhet në izolim ndërkombëtar prej botës demokratike, europiane dhe amerikane, me të cilët ne kemi rrugëtuar, kemi fituar lirinë, kemi fituar shtetësinë, jemi njohur nga ata, jemi ndihmuar nga ata.

Pastaj vjen një grup mashtruesish, të cilët nuk duan të dinë fare për fjalën e dhënë, për standardet evropiane, për rregullat e lojës, për si bëhet politika dhe me një mendësi anti-europiane, ata abuzojnë me besimin e qytetarëve, por kjo nuk i shfajëson at vet qytetarët që masivisht kanë votuar politikanë që kanë qenë jo serioz dhe të papjekur edhe për detyra edhe më të vogla. Ky është rezultati i këtyre mashtruesve”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!