Vizat amerikane, burg për të arrestuarit/ Nasto: Ndihmoja qytetarët për aplikimet

schedule15:13 - 10 Shkurt, 2024

schedule 15:13 - 10 Shkurt, 2024

Renato Nasto që u arrestua të enjten, u mbrojt para togave të zeza me shprehjen e njohur, se ai ndihmonte njerëz që nuk arrinin dot të bënin vetë aplikimet për vizat amerikane.

“Nuk kam kryer asnjë shkelje të ligjit, kam ndihmuar qytetarët që të bënin aplikimin për vizë, ata të cilët nuk kishin mundësi ti bënin vetë, me vlerë 100-150 euro. Nuk janë të vërteta pretendimet e prokurorisë. Aktualisht punoj edhe si taksist për të rritur të ardhurat e mia”, deklaroi Renato Nasto.

Por skema e tij ka qenë më e komplikuar se sa Nasto e tregon. Prokuroria  nga faktet e mbledhura, thotë se ai u merrte 10 mije euro atyre që ndihmonte të aplikonin në ambasadën amerikane në Tiranë.

Ndërkohë, siç ka mësuar ABC News, skema e mashtrimit të Renato Nastos zbatohej përmes rrjeteve sociale. Ai nëpërmjet Instagramit reklamonte aktivitetin e tij të paligjshëm, ku kishte hapur një profil  të rremë biznesi. Përmes tij Renato Nasto premtonte viza 10-vjeçare, me garanci 100 % për në SHBA.  Në rast se klientët e tij arrinin të përfitonin vizën ai u merrte një shumë prej 10 mijë eurosh.

Nasto arrinte të falsifikonte të dhënat e formularëve elektronikë në aplikimin për vizë amerikane duke shtuar, cilësi profesionale, status shoqëror apo të ardhura ekonomike për klientët e tij në mënyrë që të kualifikoheshin.

Sipas policisë Renato Nasto, paraqitej ditën kur aplikantët kishin intervistën në Ambasadën Amerikane për marrjen e vizës. Ai i shoqëronte dhe i udhëzonte se si të silleshin gjatë saj. Pasi ata përfundonin intervistën, në rast se kualifikoheshin për vizën, Nasto u merrte 10 mije euro.

Gjykata e Tiranës ka caktuar ndaj Renato Nastos masën e arrestit në burg. Sipas hetimeve dyshohet se Renato Nasto te jete koka e grupit. Por gjykata e Tiranës ka vendosur të njëjtën masë e arrestit me burg, edhe për aplikantët për vizë, Klaudio Leçini, Klaus Kapedani e Xhemal Seseri. Masë më e butë arrestit në shtëpi është caktuar për Klea Priftin

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!