Vitor Roque në situatë të vështirë te Barcelona, agjenti i lojtarit: Nuk vazhdohet kështu, Xavi nuk i flet me gojë

schedule11:57 - 6 Maj, 2024

schedule 11:57 - 6 Maj, 2024

Vitor Roque u transferua në merkaton e janarit te Barcelona nga Athletico Paranaense për shifrën e 40 milionë eurove. Pritshmëritë për brazilianin ishin shumë të larta, por duket se kohët e fundit, marrëdhënia e 19-vjeçarit me trajnerin Xavi Hernandez dhe klubin spanjoll ka pësuar një krisje.

Këtë e zbulon agjenti i sulmuesit, Andre Cury i cili thekson se priste më shumë minuta në dispozicion të klientit të tij duke shtuar se tashmë, trajneri Xavi nuk i flet as me gojë 19-vjeçarit.

“Nuk mund të vazhdohet më në këtë mënyrë dhe nuk e përjashtoj që ai të largohet një herë e mirë nga Barcelona. Nuk ka për të ikur me formulën e huazimit, këtë e garantoj unë. Nëse Vitor largohet këtë verë, atëherë do të jetë një largim përfundimtar.

Askush nuk e kupton pse Xavi nuk e aktivizon në ndeshje, ai as nuk i flet me gojë Vitorit. Besoj se kjo nuk është sjellja e duhur. Ne e zgjodhëm Barcelonën sepse Vitor e dashuron këtë klub, refuzuam klube të cilat na dhuruan dyfishin e rrogës që ai përfiton te Barça.

Por, kështu me Xavin që nuk i jep asnjë shans lojtarit nuk mund të vazhdohet. Pa minuta dhe pa folur, është e papranueshme”, u shpreh Cury./ h.ll/abcnews.al