“Vitin e kaluar na bëri të lumtur”, Laporta nuk e pranon “largimin” e Xavi: Do të flasim në fund të sezonit

schedule08:56 - 16 Prill, 2024

schedule 08:56 - 16 Prill, 2024

Janë ende në garë për trofeun e La Liga, të paktën matematikisht dhe janë synojnë të sigurojnë një biletë gjysmëfinaleje, në UEFA Champions League. Kjo është “pasqyra” e arritjes, të “Katalanasve” të Barcelona, për këtë sezon, arritje që nuk janë të majftueshme, për teknikun, Xavi Hernandez, i cili ka deklaruar, prej kohësh tashmë, largimin e tij, nga “Blaugranat”, në fund të sezonit.

Për të ardhmen e teknikut spanjoll, një koment të shkurtër e bëri edhe Presidenti i klubit, Joan Laporta, i cili në një prononcim të dhënë së fundmit, për mediat spanjolle theksoi se ende nuk kanë vendosur përfundimisht, ndërsa la të kuptohet se po tenton ta bindë trajnerin që të vazhdojë bashkëpunimin edhe për sezonin e ardhshëm.

“Gjithçka është e hapur dhe mund të rishikohet. Ne do të merremi me të në fund të sezonit, do të ulemi dhe të diskutojmë me qetësi për të ardhmen. Vitin e kaluar ai na bëri të lumtur dhe duam që të vazhdojmë të kemi produktivitet”,- u shpreh Laporta, duke njoftuar kështu tifozët “Katalanas”, se është pranë bindjes së “legjendës” së klubit. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!