Viti i Ri troket edhe në Shqipëri! Fishekzjarret në sheshet kryesore të të gjitha qyteteve lajmërojnë se 2025 erdhi në tryezat e të gjithë shqiptarëve.
Ndërsa akrepat shënojnë 00:00, ndahemi kështu nga një vit, dhe ‘i çelim’ dyert një viti të ri, me urimet për më shumë mbarësi, begati e shëndet për të gjithë shqiptarët!
ABC NEWS uron të gjithë shqiptarët kudo ndodhen: “GËZUAR VITIN E RI, 2025 !”
Duke shpresuar të jetë më i mbarë, shqiptarët por edhe e gjithë bota festojnë në mënyra të ndryshme.
Tirana e priti ndërrimin e viteve kur akrepat e orës shënuan 00:00 me fishekzjarret shumëngjyrëshe që ndriçuan qiellin.
Një koncert madhështor në sheshin “Skënderbej” ashtu siç është bërë traditë tashmë çdo vit nga Bashkia e Tiranës mblodhi qytetarët në shesh.
Qytetet në të gjithë vendin u përfshinë nga atmosfera festive, ndërsa qytetarët u mblodhën në sheshet kryesore të qyteteve për të shijuar spektaklin e fishekzjarreve.