Viti i ri shkollor, Rama: Tekste falas për fëmijët nga klasa e 1 në të 9-ën, përfitojnë 280 mijë nxënës

schedule08:12 - 15 Shtator, 2021

schedule 08:12 - 15 Shtator, 2021

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të mërkure e ka nisur me një lajm për të gjithë prindërit e fëmijëve nga klasa e parë deri në të nëntën.

Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook bën me dije se për të gjithë këto nxënës dhe për ato në nevojë edhe në klasat 10-12 do të bëhet shpërndarja falas e teksteve shkollore.

Sipas tij qeveria do të mbështesë shpërndarjen e librave falas për 280 mijë nxënës.

MIRËMËNGJES 😊

dhe me shpërndarjen e teksteve shkollore falas, që vijon për të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 dhe nxënësit e kategorive në nevojë edhe në klasat 10-12, çka bën që qeveria shqiptare të mbështesë këtë vit shkollor me libra falas 280 mijë nxënës përfitues, të cilët do të mësojnë me botimet prestigjioze të “Oxford”, “Pearson” dhe “Cambridge”, ju uroj një ditë të mbarë 🙏”, shkruan Rama.e.su./abcnews.al