Viti i ri 2025 nuk mund të niste më bukur se kaq. Dy djem binjakë janë bebet e para për këtë vit. Ares dhe Rajd lindën me të trokitur ora 12 në maternitetin Mbretëresha Geraldinë.
Bebet erdhën në jetë të shëndetshëm, si gëzimi i dytë i prindërve, duke shtuar dyfish lumturinë e tyre.
Mjeku obsetër gjenekolog, Artur Habili që asistpi në lindjen e tyre tha se gjithçka shkoi mirë.
” Dy djem në gjendje të mirë shëndetësore, gëzojnë shëndet të mirë bashkë me nënën. Çifti ka edhe një fëmijë tjetër. Vazhdon puna intesive, presim dhe lindje të tjera.”
Viti 2025 nisi mbarë me binjakë, ndërsa vetëm në minutat e para të 1 janarit numri i lindjeve sipas mjekut ishte i lartë.
“Vazhdon puna intensive, ka pasur deri ne keto momente deri tani 18 lindje.”
Lajmin për lindjen e binjakëve e cilësoi si një shenjë të mbarë edhe kryeministrti Edi Rama./abcnews.al