Amtosfera në sheshin “Skënderbej” ka filluar të ndizet. Bashkia e Tiranës e ka kthyer në traditë tashmë organizimin e spektaklit të fishekzjarreve në shesh.
Të shumtë janë qytetarët të cilët janë drejtuar shesh për të parë spektaklin e fishekzjarreve. Ndërkohë që këngëtarë të ndryshëm vazhdojnë të këndojnë duke krijuar një atmosferë festive. Gazetarja Glidona Daci, raporton për abcnews.al se janë marrë të gjitha masat nga forcat e policisë.
“Janë të vendosura në të gjitha rrugët kryesore të Tiranës për të shmangur problematikat. Janë marrë masat paraprake për të shmagur çdo lloj incidenti. Pjesa më e madhe e qytetarëve kanë zgjedhur të dalin në shesh për të pritur ndërrimin e viteve”, raporton gazetarja.
Ndërkohë në shesh ndodhet edhe kryetari Bashkisë Erion Veliaj.
/abcnews.al