Kthyer tashmë në traditë, viti 2024 u prit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë nga mijëra qytetarë.
Qytetarët shijuan atmosferën nën dritat shumëngjyrëshe dhe ritmet e muzikës.
Mes shqiptarëve, festuan edhe shumë të huaj që zgjodhën Tiranën për të kaluar ndërrimin e viteve.
Koncerti festiv për natën e ndërrimit të viteve nisi në orën 21:00. Në skenë u ngjitën këngëtarët e dashur për publikun, Arilena Ara, Era Istrefi dhe Ardit Çuni.
Festës iu bashkua edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili uroi qytetarët për një vit të ri më të mirë./abcnews.al