Viti i parë i Presidencës së Donald Trump

schedule12:53 - 20 Janar, 2018

schedule 12:53 - 20 Janar, 2018

Presidenca njëvjeçare e Donald Trump ka shënuar sukseset dhe dështimet e veta por dhe kthesë të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sa i përket politikave të jashtme te Uashingtonit

Viti i dytë i presidecës së Donald Tramp nisi me shutdoun, pra me mbylljen e zyrave administrative federale.

Në 20 janar të 2017-ës, manjati kaloi nga kopertinat e revistave dhe ekrani i vogël në shtëpinë e bardhë ku në fjalimin inagurues përsëriti dhe njëherë më shumë premtimet e bëra gjatë fushatës elektorale. Por pavarësisht shqetësimit fillestar për një president ndryshe, 12 muaj pas uljes së tij në postin e kreut të shtetit ndjesia mbizotëruese është ajo se në sistemin global bashkëkohor politikat e një lideri të vetëm nuk mund t influencojnë dhe aq shumë dinamikat kombëtare de ndërkombëtare. Kjo është më e dukshme në Shetetet e bashkuara të amerikës ku qëndrueshmëria e institucioneve ruan ën mënyrë efikase ritmin e liderit të radhës

Një shembull i mirë për këtë është dhe plani i miratuar nga presidenti për prioritetet e vendit: strategjia për sigurinë kombëtare. Në këtë document Rusia mbetet një armik, Kina një konkurrent, por suksesi më i madh i Trump në Shtëpinë e Bardhë është politika ekonomike.

Me një kongres të kontrolluar nga republikanët dhe një republican që drejton shtëpinë e bardhë, Uoll strit që nga orët e para pas fitores së Tramp në zgjedhjet presidenciale nisi të projektonte një ngjitje të shpejtë, gjë që edhe ndodhi

Tramp arriti të miratonte reformën fiskale prej 1500 miliard dolalrësh, nga ku përfituesit më të mëdhenj janë bankat e mëdha të Uoll Strit. Një reform që i dha menjëherë frytet.

Por humbja më e madhe  e presidentit republikan është dështimi në anulimin e Obama care . Premtimi I tij për tërrëzuar reformën shëndetësore të paraardhësit Obama nuk u realizua.

Duke përfshirë këtu dhe deklaratat më të fundit kundër emigrantëve, këmbëngulja për ndërtimin e murit në kufi me meksikën dhe beteja e ashpër me mediat në vend, sondazhet nuk e favorisojnë aspak miliarderin mbështetja për ldiershipin amerikan ka rënë në 18 për qind gjatë vitit të parë të administratës së Tramp, nga 48 për qind që ishte në kohën e Obamës. Një rekord dhe më negative se ai i ish-presidentit Bush në fund të mandatit të tij.

Por kthesa më domethënëse në politikën e jashtme të administratës Tramo është dështimi në përmirësimin e marrëdhënieve me Iranin ku Obama kishte investuar. Tramp përforcoi marrëdhëniet me Arabinë Saudite e sidomos me Izraelin, duke vendosur që të transferojë dhe ambasadën amerikane ë Jeruzalem. Një goditje e fortë për Palestinën pas 50 vitesh mbështetje që shtete e bashkuara të amerikës I kishin dhënë negociatave mes dy palëve për bazhkëekzistencën paqësore të dy shteteve

Dhe armiku më i keq i tij mbetet prokurori special Robert Mueller, i cili po heton për përfshirjen e tij dhe të stafit në skandalin e russiagate, që ka të bëjë me influencën e Moskës  në fushatën elektorale për zgjedhjet presidenciale amerikane. Çështje kjo që mund të ndikojë në zgjedhjet e mesit të mandatit në muajin nëntor ku republikanët mudn të humbasin mazhorancën, dhe zërat për heqjen e Trump nga presidenca amerikane në atë që njihet si humbje besimi, mund të bëhen më realë se asnjëherë./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!