Viti i infrastrukturës/ Kreu i ARRSH: Tuneli i Llogarasë hapet para sezonit turistik. Segmentet që mbyllen në 2024, ndikim në nxitjen ekonomike

schedule20:26 - 12 Janar, 2024

schedule 20:26 - 12 Janar, 2024

Drejtori i ARRSH, Evis Berberi, duke folur për projektet infrastrukturore që pritet të përfundojnë brenda vitit 2024, theksoi se tuneli i Llogarasë do të hapet para sezonit turistik. I ftuar në “Sheshi i Dollarit”, Berberi tha se segmentet që mbyllen brenda vitit, do të kenë një ndikim të shtuar në nxitjen ekonomike.

Në këtë vit, është momenti që projektet kryesore të marrin formën e tyre. Domethënë që duke nisur që nga xhevahiri më i madh që kemi në infrastrukturë, tuneli i Llogarasë. Një tunel prej 6 km, hyn tek rangjet e më të mëdhenjve në Ballkan. Krijon facilitet të madh në drejtim të jugut. Llogaraja nesër do të marrë një vlerë turistike të shtuar. Vazhdojmë me bypassin e Vlorës, me aksin Orikum-Dukat, që dorëzohet këtë vit, dhe më pas me Palasë-Dhërmi. I gjithë ky aks i madh rrugor, që merr një fluks të shtuar, Llogaranë e lë një pikë të mirë turistike për zonën malore dhe tuneli përfundon para sezonit turistik. E nisim sezonin me këtë projekt të frekuentuar në mënyrë të këndshme.

Përmenda nga aeroporti i Vlorës që brenda këtij viti merr formë ndërtimore, për të vazhduar me rrugën Orikum-Dukat dhe Palasë-Dhërmi përfundojnë brenda 2024, një arterie kryesore e furnizimit të bregdetit të Shqipërisë për të vazhduar në drejtim të qendrës, kemi unazën e madhe të Tiranës që është unazë e shtrenjtë në vlerë shpirtërore, cilësore dhe faciliteti. Është një unazë që zhvillon zonën. Ka ngelur pa përfunduar segmenti lindor dhe verilindor, një segment me 7 lote dhe brenda vitit 2024 të gjitha përfundojnë.”, theksoi Berberi.

I pyetur nga gazetarja Genta Dobra, Berberi shpjegoi se pse Unaza e Tiranës është e ndarë në lote. Ai theksoi se edhe ky projekt madhor për kryeqytetin pritet që të mbyllet brenda këtij viti.

“Ndarja në lote kalon në një fazë risku dhe është më i vogël në ndarjen në lote. Nëse do të kishim një segment të plotë, do ta merrte një kompani. Ndahet në lote, që nëse dështon njëra nga kompanitë, nuk dështon e gjithë unaza por vetëm një segment i vogël. Duhet t’u japim mundësi të gjitha kompanive shqiptare të marrin pjesë në garë dhe duke qenë të ndarë në lote, u jep mundësi që të marrin pjesë, që çdo burim financimi të jetë brenda territorit shqiptar. Koha e cila duhet për një segment të shkurtër është më e vogël sesa ajo që i duhet një kompanie për të ndërtuar 8 km. Brenda 2024 e dorëzojmë. Nga pranvera dorëzojmë segmentet e para dhe të fundit deri në fund të vitit nga Paskuqani në drejtim të Tiranës.”, shtoi kreu i ARRSH.

Duke u ndalur tek rruga e Arbërit dhe tuneli i Murrizit, ai tha:

“Në vitin e kaluar pamë dritë në fund të tunelit. Kishte kohë që nuk deklaronim dot një afat për tunelin e Murrizit për shkak të formacionit të vështirë gjeologjik, por edhe prezenca shumë e lartë e ujit, që çuan në paparashikueshmërinë e kohës së përfundimit të këtij tuneli. Rruga është vënë në përdorim që dy vjet më përpara. Tuneli ka disa faktorë, më e rëndësishme është kosto, për t’u ndërtuar kërkon minimalisht dyfishin e sasisë monetare, 5 herë më tepër. Nëse do të ishte e mundur në të gjithë relievin malor….është rrugë e drejtë e shpejtë, nuk ke problemin të borës por do të kushtonte 5 herë më shumë se sa 1 km rrugë. Sot ne vetëm në tunelin e Krrabës që kemi në menaxhim, që është 3 km, ne harxhojmë 1 milionë euro në vit për ta mirëmbajtur. Tuneli nuk është rruga më e lirë.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!