Viti i “fitores” së lekut/ Monedha kombëtare mund të gjitha valutat e huaja

schedule15:35 - 30 Dhjetor, 2023

schedule 15:35 - 30 Dhjetor, 2023

Viti 2023 mund të konsiderohet si viti i lekut përballë valutave të tjera.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë euro aktualisht  e ka mbyllur këtë vit në nivelin e 103.8 lekëve. Ndërsa  në fund të dhjetorit të vitit të kaluar një euro këmbehej me mbi 114 lekë duke  pësuar një rënie me gati 11 pike.

Euro është nënçmuar duke tejkaluar edhe pritshmëritë e agjentëve të tregut. Monedha europiane ka prekur nivelet më të ulëta të shënuara ndonjëherë pasi në korrik zbriti në 100.4 lekë.

Që prej fillimit të vitit valuta është zhvlerësuar me më shumë se 18 pikë.

Leku ka qenë në revash edhe përballë dollarit ,Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipëris dollari amerikan e ka mbyllur vitin në nivelin e rreth 94 lekëve duke pësuar një rënie me 13 % krahasuar me fundin e vitit të kaluar.

Pritshmëritë nga agjentët e tregut që valutat të rikthehen në nivelet e fillimit të vitit janë të pakta, ndërsa leku vijon të forcohet ndjeshëm, ndikuar edhe nga politika monetare e bankës së Shqipërisë me rritjen e normës së interesit për monedhën vendase.

Forcimi i lekut vlerësohet si një faktor pozitiv për ekonominë shqiptare pasi ndikon në nivlin e inflacionit i cili ka rezultuar të jetë më i ulëti në rajon./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!