Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Viti i ardhshëm vendimtar”, Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi qëllime ambicioze për të përfunduar negociatat

schedule15:03 - 4 Nëntor, 2025

schedule 15:03 - 4 Nëntor, 2025

Komisionerja Evropiane për Zhvillimin, Marta Kos prezantoi përpara Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian raportet e progresit për vendet kandidate që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Ajo përgëzoi vendet e Ballkanit Perëndimor, sa u takon hapave të shpejtë për anëtarësimin në BE, ndër to veçoi Shqipërinë. Vitin 2025 e cilësoi si një vit të rëndësishëm për përparimin e integrimit në BE, ku shtoi se vende si Shqipëria, Mali i Zi, Ukraina dhe Moldavia dallohen më së shumti. Vitin e ardhëm e cilësoi si vendimtar.

“Viti 2025 ishte një vit i përparimit të rëndësishëm për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Mal i Zi, Shqipëria, Ukraina dhe Moldavia dallohen më së shumti. Ato kanë bërë përparimin më të madh në reformat gjatë vitit të kaluar. Vendet kandidate kanë qëllime ambicioze për të përfunduar negociatat. Viti që vjen do të jetë një moment vendimtar”, ka shkruar Marta Kos në një status në “X”.

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!