Viti elektoral “ngrin” taksat/ Në 2025 nuk ndryshon regjimi tatimor

schedule18:44 - 11 Nëntor, 2024

schedule 18:44 - 11 Nëntor, 2024

Bizneset në vend i janë drejtuar qeverisë me disa kërkesa për rishikim të taksave. Propozimet vijnë në një moment që po diskutohet projektbuxheti 2025 ndërsa qeveria ka deklaruar se për vitin e ardhshëm nuk do të ketë paketë fiskale.

Sipas ministrisë së Financave, ndryshimet e taksave nuk do të bëhen çdo vit, me qëllim për të krijuar qëndrueshmëri fiskale.

Ndryshimet e kërkuara janë fokusuar në sektorin e bujqësisë ku kërkohet ulje e TVSH-së për Industrinë Prodhuese agroushqimore në 5-7 %, nga 20% që është aktualisht.

Po ashtu bizneset kërkojnë që të rivendoset shkalla e kompensimit të fermerëve në 20 % si dhe përjashtim nga TVSH për investimet në teknologji të gjelbra.

Një tjetër propozim lidhet me sektorin e ndërtimit ku kërkohet të rishikohet taksa e ndikimit në infrastrukturë, e cila sot llogaritet 4-8 % e çmimit të shitjes, duke sugjeruar që kjo taksë të llogaritet sipas vlerës së preventivit të punimeve dhe jo çmimit final të shitjes për metër katror./abcnews.al
 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!