Viti 2023, më i keqi për sulmet ndaj kujdesit shëndetësor në një dekadë

schedule12:59 - 30 Maj, 2024

schedule 12:59 - 30 Maj, 2024

Koalicioni për mbrojetjen e shëndetit gjatë konfliktit tha se në vitin 2023 u regjistruan më shumë sulme ndaj kujdesit shëndetësor në zonat e luftës gjatë një dekadë.

Koalicioni, në një raport të ri, identifikoi 2,562 incidente të dhunës ndaj apo pengimit të kujdesit shëndetësor në konflikte në vitin 2023, një shifër që shënon një rritje prej 25 për qind nga viti 2022.

Numri më i madh i sulmeve rreth 761 incidente u dokumentuan në territorin e pushtuar palestinez.

Këto përfshinin sulmet ajrore, raketore dhe artilerie izraelite në spitale, spitale fushore dhe vrasjen, plagosjen dhe arrestimin e personelit të kujdesit shëndetësor, duke përfshirë mjekë, infermierë, teknikë laboratori, paramedik, shoferë ambulancash dhe farmacistë.

“Në disa raste, familje të tëra që kishin anëtarë të shumtë që ishin profesionistë mjekësorë u vranë në sulme të vetme, zakonisht ndërsa ishin në shtëpi”, thuhet në raport.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!