Viti 2016 shënoi një sasi rekord të CO2 në stmosferë

schedule19:40 - 10 Nëntor, 2017

schedule 19:40 - 10 Nëntor, 2017

Sipas një studimi nga Organizata Botërore Meterologjike (WMO), u zbulua se gjatë vitit 2016 pati nivele rekord të sasisë së dioksidit të karbonit në atmosferë.
Shkaktuar nga kombinimi i aktivitetit njerëzor dhe ndryshimeve të klimës për shkak të fenomenit El Niño, niveli i dioksidit të karbonit është ngritur me një shpejtësi të pa arritur në 800 000 vjet.
Të dhënat tregojnë se përqendrimi i CO2 në atmosferë është tashmë 145% i shkaktuar nga mbetjet industriale.

Pavarësisht masave të marra nga shtete të ndryshme rreth globit, raportimet thonë se këto nivele të papërgjegjshme do të çojnë në ndryshime të mëdha të klimës duke shkaktuar “përçarje ekologjike dhe ekonomike”.
Të dhënat janë mbledhur nga stacione kërkimore në rreth 50 vende duke përfshirë dhe Antarktidën.
Më këtë nivel përdorimi të CO2 dhe dhe gazrave të tjera, deri në fund të këtij shekulli do të jemi pjesë e një rritjeje të rrezikshme të temperaturava.
Studiuesit thonë se problemi me dioksidin e karbonit është se nuk egziston një zgjidhje e shpejtë për këtë çështje, sepse ky lloj gazi mund të qëndrojë për qindra vite në atmosferë dhe akoma më shumë nëpër oqeane.
Sipas studimit të kryer, hera e fundit që në tokë ka qenë një nivel kaq i lartë i CO2, daton rreth 3.5 milionë vite më parë. Në atë periudhë kohore Toka ishte 2 – 3 gradë më e ngrohtë dhe niveli i oqeaneve ishte 10-20 metra më i lartë se tani.
Ka pasur përpjekje për të përdorur burime energjie të rinovueshme, por raportimet tregojnë se ky është vetëm fillimi i një procesi të gjatë dhe të vështirë./abcnews.al