“Vitet ikin, por bukuria jote s’do të shterojë kurrë”, Genci bën urimin më të ëmbël për Eni Koçin

schedule14:40 - 5 Korrik, 2021

schedule 14:40 - 5 Korrik, 2021

Genc Prelvukaj ka bërë një dedikim emocionues me rastin e 25 vjetorit të lindjes së partneres, Eni Koçi. Ai ka publikuar një fotografi të këngëtares, krahas së cilës ka shkruar se ndërsa vitet kalojnë, do të mbetet personi më i bukur dhe i shtrenjtë për të.

Urime ditëlindjen dashuria ime. Uroj të kesh shumë vite jetë. Dua të jesh e lumtur çdo herë, e buzëqeshur dhe të kesh gjithçka që ke dashur dhe do në jetë. Ditët me ty, fillojnë dhe ikin sa hap e mbyll sytë, sepse çdo moment ma bën të bukur. Je njeri i mirë, me zemër të mirë, që edhe një mijë vite jetë po ti kisha, nuk do gjeja kurrë si ti.

LEXO EDHE: Dhurata që la pa fjalë Eni Koçin, këngëtarja feston 25-vjetorin e lindjes

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Genc Prelvukaj (@gencprelvukaj)

Vitet ikin shpejt, një ditë do shfaqen edhe fijet e bardha dhe rrudhat, por bukuria jote nuk do te shterrojë kurrë, sepse ajo gjendet në shpirt tek ti. Mund të shkruaj edhe njëmijë fjalë tjera por sërish nuk pasqyroj saktë atë që e ndjej për ty. Gëzuar yll i bukur. Unë të dua çdo ditë e më shumë.“, ka shkruar ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!