Vitaminat që luftojnë obezitetin

schedule11:27 - 9 Janar, 2021

schedule 11:27 - 9 Janar, 2021

Nga PhD.MD.Albana Daka*

Duke u përqëndruar në llogaritjen e përditshme të kalorive ne kemi harruar që brenda qelizave tona ekzistojnë dhe janë aktive sistemet biologjike, natyrore, të enzimave që mund të reagojnë ndaj presionit aktual obeziogjen.

Nuk ekziton dicka e tille me kafshet ne natyre, sepse ato e bllokojne ne nje fare menyre obezitetin fale enzimave te tyre, active ne metabolizmin e tyre qelizor.

Enzimat vitale
Enzimat janë proteina të gjeneruara nga ADN qelizore. Nëse enzimat nuk prodhohen nga ADN qelizore, do te thote qe ju keni nje aktivitet metabolic te kompromentuar.

Enzimat lejojnë kalimin biokimik të një molekule dietike në energji, në strukturën e trupit tonë. Pa ose me mungesë të enzimës, qelizat ngadalësojnë energjinë dhe aktivitetin e tyre metabolik dhe kalojnë në krizë.

Një prani e tepërt e acideve yndyrore të ngopura brenda qelizave tona shkakton modulim negativ të gjenit në ADN, prodhimi i enzimës zvogëlohet ose bllokohet dhe nuk eshte me aktiv në metabolizimin e lipideve, metabolizmin glukidik.

Pa enzimat e nevojshme behet i mundur shaktimi i stresit oksidativ. Për të riaktivizuar plotësisht prodhimin e enzimave nga ADN-ja jonë, ne duhet të zvogëlojmë praninë e acideve yndyrore të ngopura brenda qelizave tona.

Kur një qelizë ka acide yndyrore të tepërta brenda saj quhet obese. Ekziston mbipesha qelizore dhe mbipesha anatomike.

Mbipesha qelizore i paraprin dhe i kushton mbipeshes anatomike. Mbipesha e ndryshueshme(levizshme) mund të ndikojë edhe tek ata që janë me peshë të dobët dhe normale. Koncepti i mbipeshes duhet te ndryshohet!

Mbipesha qelizore mund të ndikojë në çdo lloj etape ne trupin e njeriut. Trupi ynë përbëhet nga 200 lloje të ndryshme të qelizave.

Ne jemi të përbërë nga 100 mijë miliardë qeliza në momentin më të ri, në kohën më efikase. Pastaj ndërsa vitet kalojnë, numri i qelizave tona zvogëlohet dhe fillon procesi i dekadencës funksionale dhe estetike të trupit tonë.

Obeziteti qelizor ju bën të plakeni më herët dhe krijon nje predispozite për sëmundje degjenerative tumorale.

Obeziteti qelizor nuk mund të shihet ndërsa mbipesha anatomike shihet dhe matet në zona specifike anatomike.

Përhapja dhe intensiteti i mbipeshes qelizore mund të verifikohet duke studjuar LDH (dehidrogjenaza laktike, shprehja e hipoksisë qelizore sekondare ndaj modulimit negativ të gjenit, e shkaktuar nga acide yndyrore të ngopura të tepërta) dhe nga Proteina Reaktive C (PCR) në gjakun tuaj dhe matje të tjera.

Acidet yndyrore të ngopura hyjnë në trupin tonë përmes ushqimit me origjinë shtazore. Karbohidratet e tepërta ditore mund të shndërrohen në acide yndyrore të ngopura në mëlçi (lipogjeneza e mëlçisë).

Mendohet se shumë prej sëmundjeve kronike degjenerative dhe një pjesë e madhe e tumoreve mund të lidhen me mbipeshen qelizore.

Ajo qe vihet ne dukje jane dhe disa efekte pozitive që disa molekula dietike mund të kenë në gjithe qelizat tona.

Karotenet dhe vitamina A
Ushqimi është një faktor rreziku patologjik. Ushqimi nuk është më vetëm kalori ditore, por një mjet informacioni për gjenet tona.

Stimuloni gjenet pozitive dhe frenoni gjenet e rrezikshme: ky është qëllimi i ushqimit të gjenomit në qeliza për të eleminuar mbipeshen e qelizave për të zvogëluar dhjamin e tepërt të ruajtur brenda adipociteve, për të humbur peshë në shëndet.

Yndyra është e verdhë sepse përmban karotene, të afta për të kryer veprim pozitiv në ADN e adipociteve dhe të gjitha qelizave tona. Karotenet janë një familje e madhe e molekulave, rreth 400, të përfshira në ushqimet e perimeve të verdha dhe të kuqe.

Ata absorbohen më mirë nëse futen me ushqime të gatuara. Metoda molekulare parashikon perime të papërpunuara në fillim dhe perime të gatuara në fund të çdo vakti. Disa karotene shndërrohen në qeliza në acid retinoik.

Ka veprim të drejtpërdrejtë dhe pozitiv mbi ADN-në, gjenet. Nëse ADN-ja eshte e mangët nuk është efikase dhe mund ta shihni dhe ta ndjeni atë. Karotenet bejne te mundur formimin e vitaminës A.

Vitamina D dhe Omega 3

Shumë gra dhe burra obese vuajnë nga mungesa e vitaminës D pa e ditur atë. Me mungesën e vitaminës A dhe vitaminës D, ju keni një tendencë gjenetike ndaj mbipeshes: mbipesha jo vetëm që lind nga kaloritë e tepërta ditore, por edhe nga mungesa e elementëve ushqyes specifik. Ushqimi nuk është vetëm kalori!

Eshte vene re qe ata me vlera të larta të kolesterolit total kanë një reduktim të vitaminës D në trupin e tyre.

Vitamina D është shpallur një hormon sot për efektet e saj jetësore në të gjitha qelizat e trupit të njeriut, përtej efektit të saj në metabolizmin e kalciumit dhe kockave!

Ajo vepron brenda adipociteve përmes receptorëve specifikë bërthamorë që ndërmjetësojnë në efektin ushqyes të gjenomit në ADN-në e qelizave dhjamore.

Vitamina D është 90% e marrë nga veprimi i diellit në lëkurë dhe 10% nga ushqimi.

Omega 3 gjendet në peshk, alga, fruta të thata, fara dhe ushqime të tjera perimesh dhe detare. Stimulimi i ADN-së i gjeneruar nga vitamina A (acid retinoik), vitamina D dhe omega 3 ndryshon metabolizmin e energjisë së adipociteve duke favorizuar lipolizën, pra lirimin e yndyrës së akumuluar në formën e triglicerideve.

Vitaminat A, D, omega 3 gjithashtu nxisin zvogëlimin e mbipeshes qelizore, d.m.th. ato ndihmojnë në frenimin e efekteve negative të acideve yndyrore të ngopura të tepërta për shëndetin dhe enzimat qelizore.

*Mjeke laboratori-nutricioniste 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!