“Vit i rëndësishëm për mua”, Shpendi: Te Cesena jam rritur shumë

schedule08:56 - 27 Maj, 2024

schedule 08:56 - 27 Maj, 2024

Ishte padyshim një sezon spektakolar. Me 22 gola dhe 6 asitime në plot 35 ndeshjet e këtij sezoni mes Serie C, Kupës dhe Superkupës, talenti shqiptar, Cristian Shpendi e vërtetoi edhe njëherë se ashtu si vëllai i tij, Stiven është i destinuar për të kapur skenat e mëdha të futbollit italian e pse jo edhe atij botëror.

Së fundmi “bomberi” i Cesena dhe Kombëtares U21, të Shqipërisë ka dhënë edhe një  intervistë për mediet italiane, ku foli për sezonin e tij, teksa fillimisht deklaroi se ky vit ishte shumë i rëndësishëm për të dhe për skuadrën, pasi siguruan ngjitjen në Serie B dhe më tej foli për rritjen e tij në fushën e blertë.

“Ishte një vit i rëndësishëm, sigurisht. Si mund të mos e them këtë, pasi ne u ngjitëm në Serie B.  Çështja kryesore është se arritëm gjithçka që kishim synuar të arrinim që nga dita e parë. Jam rritur shumë, duke përfituar nga hapësira e madhe që gjeta në fushë. Të paturit më shumë minuta është e rëndësishme, sepse të vendos edhe përpara përgjegjësive në rritje”,- u shpreh 21-vjeçari. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!