Visjan Ukcenaj: Ja si më plagosi me thikë kolegu

schedule18:30 - 29 Qershor, 2019

schedule 18:30 - 29 Qershor, 2019

Aktori Visjan Ukcenaj i ftuar në “Thumb” ka folur për një incident që i ka ndodhur në Teatër. Një koleg i tij e ka plagosur me thikë pa dashje gjatë një shfaqje.

“Në Teatër na kanë ndodhur probleme dhe aksidente. Mua më kanë plagosur me thikë në 2013 në Teatër. E kam shenjë. Kemi qenë në provë gjenerale dhe salla ishte pothuajse plot.  Ka qenë një shfaqje komedi e zezë edhe personazhi në fund i hidhej për tu vetëvrarë personazhit tjetër sepse ai rrinte me një thikë dhe nuk donte ta vriste. Skena e fundit ishte që do t’i hidhesha atij dhe ai do ta ulte dorën kur t’i hidhesha. Ai u tremb kur iu hodha dha ai ngriti pak dorën dhe unë ndjeva një pickim. Por unë vazhdova sepse kisha një monolog për të bërë dhe ndjeja një gjë të ftohtë .. vazhdova monologun dhe ai zgjati dy minuta. Sa mbaroi monologu hap këmishën dhe shikoj një njollë të madhe me gjak. Ma bënë me cigare, shkova e mjekova dhe piva ca lëngje dhe shpëtova”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!