Aktori i humorit Visjan Ukcenaj ka ndarë momente të veçantë në Edicioni Veror 2020 me gazetaren Irini Meçe.
Aktori foli për situatën e shkaktuar nga COVID-19, ndërsa tregoi se ndjehet disi varfëria tek qytetarët.
“Njerëzit duhet të jenë të ndërgjegjshëm, të ruhen për veten e tyre. Të mos shkaktohet panik. Secili të ruhet për vete dhe indirekt do të ruajë edhe tjetrin.
Po ashtu ai tregoi se ishte e vështirë të punojë në kushte të tilla sidomos nga ana psikologjike.
“Edhe për ne që përpiqeshim të bënim humor ka qenë shumë e lodhshme, por mendoj që bëmë një punë shumë të mirë. Ky është edhe qëllimi i humorit të relaksojë të nxjerrë në pah edhe probleme sociale”, u shpreh ai.
Një tjetër bashkëpunim i tij pritet me këngëtaren Blerina Brakën.
Me humorin dhe pozitivitetin që e karakterizon Ukcenaj tha se në shtator priten surpriza të reja dhe padyshim shumë humor dhe të qeshura.