“Vishen si unë dhe shprehen si unë”, kujt i drejtohet Dafina Zeqiri?

schedule18:11 - 31 Maj, 2021

schedule 18:11 - 31 Maj, 2021

Ditën e djeshme, Dj Geek dhe Vig Poppa, publikuan projektin e tyre të titulluar “Futja Kepen”. Pjesë e videoklipit është edhe këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila është e dashura e Geek.

Pasi kënga kaloi 160 mijë klikime në pak orë në “YouTube”, Dafina ka ndarë një pjesë të klipit në Instastory bashkë me disa fraza të tekstit, që duken si “thumb” drejtuar kolegëve të saj.

“Hala po veshin si unë. I kanë gjestet si unë. I shkruajnë tekstet si unë. Edhe shprehen si unë. Po nuk bohen si unë, se s’munohen si unë”, ka shkruar Zeqiri duke lënë të kuptohet se ky është një mesazh i hapur./abcnews.al