Virusi vdekjeprurës, izolohen 56 milion njerëz në Kinë

schedule10:10 - 25 Janar, 2020

schedule 10:10 - 25 Janar, 2020

Kina njoftoi sot se do të zgjerojë karantinën për të ndaluar përhapjen e virusit të ardhur  nga Ohan, duke izoluar kështu 56 milion njerëz, sipas llogaritjeve të Agjencisë Franceze.

Në pesë qytete të tjera në Provincën Hubei (Kina qendrore) u shtuan 13 raste të prekur nga virusi dhe veç kësaj në këto zona është pezulluar transporti publik dhe janë mbyllur  autostradat qëndrore.

Në të njëjtën kohë, autoritetet kineze kanë marrë masa në nivel kombëtar për të zbuluar rastet e mundshme të koronavirusit në trena, autobusë  dhe aeroplanë. Sipas një deklarate nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit, do të vendosen pikat e kontrollit dhe të gjithë udhëtarët me simptoma të pneumonisë do të “transportohen menjëherë” në një qendër mjekësore.

Në të njëjtën kohë, Japonia konfirmoi një rast të tretë të koronavirusit. Sipas ministrisë së shëndetit të vendit është një grua e moshës rreth 35 e cila jeton në Ohan dhe mbërriti në Japoni më 18 janar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!