Franca ka konstatuar tre rastet e para të të infektuarve me koronavirusin e përhaput ditët e fundit në Kinë.
Ministria Franceze e Shëndetësisë bën me dije se tre rastet e shënuara në Francë shënojnë dhe rastet e para të të infektuarve në Europë.
Njëri pacient është 48 vjeç në jug-perëndim të Bordos, shprehet në deklaratë ministria.Francezi 48 vjeçar kishte udhëtuar në Kinë dhe kishte vizituar Ëuhan-in përpara se të kthehej në Francë me 22 janar. Ai i ka bërë testet mjekësore dhe që pas testeve 48 vjeçari është izoluar në shtëpi dhe nuk ka dalë jashtë.
ndërkohë si pasojë e koronavirusit deri më tani kanë humbur jetën 41 persona në Kinë dhe mbi 1300 të tjerë janë infektuar./abcnews.al