Në qytetin e Beratit janë konfirmuar 12 raste të reja me koronavirus.
Gazetari Artan Diko tha për “ABC News” se 10 rastet janë kontakte të familjarëve të mëparshëm të prekur me koronavirus.
Ndërsa 2 prej tyre janë raste të reja. Bëhet fjalë për punonjësen e qendrës “Lira” , që kujdeset për fëmijët me aftësi të veçanta dhe për një punonjëse të fasonerisë.
Lexo edhe: Rëndohet bilanci, 4 viktima nga COVID-19 dhe 83 raste të reja
Sakaq personat janë karantinuar në banesat e tyre dhe po ndiqen nga mjeku i familjes, raporton gazetari.