Dy raste të tjera me COVID 19 kanë rezutltuar negativ në testet e dyta dhe tashmë do të drejtohen shtëpive të tyre për të përfunduar periudhën e vetëkarantinimit prek 14 ditësh.
Shefja e Epidemioliogjisë në ISHP Eugena Tomini, përmes një lidhje direkte me ABC News ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen e këtyre pacientëve duke theksuar faktin se ato duhet të ndjekin me përpikmëri të gjithë këshillat e dhëna dhe duhet të respektojnë distancën prej një metër dhe në ambjentet e shtëpisë.
Tomini përmes abcneës.al ka theksuar faktin se virusi është kapriçoz dhe ecuria ngelet për tu parë në dy tre javët e ardhshme.
Pjesë nga biseda:
Sa kohë duhet që të qëndrojnë në vetëkarantinim, që dhe në banesat e tyre duhet të qëndrojnë të veçuar?
Ëstë e vërtetë pasi dhe nëse të dy testet kanë rezultura negative është e rëndësishme që këto pacientë të zbatojnë rregullat e vetëkarantinimit, në ambjentet e shtëpisë duke qëndruar në një dhomë dhe duke zbatuar me përpikmëri të gjithë këshillat e dhëna mbrojtëse. Ky vetëkarantinim do të zbatohet edhe për 14 ditë të tjera.
Këto persona që dalin nga spitali tashmë u jepen detyra të posaçme që duhet të zbatojnë në shtëpi? Kanë një protokoll të veçantë për këto persona që qëndrojnë sëbashku me familjarët e tjerë?
Është e vërtetë ashtu siç janë rregullat e vetëkarantinimit është edhe protkolli i ndjekjes në kovalishencë të rasteve që janë negativizuar me dy teste të njëpasnjëshme. Pacientët që kanë rezultuar negativ deri më tani do të vijojnë të qëndrojnë të qëndrojnë të izoluar në një dhomë të veçuar. Dhe duhet të zbatohen me detaje të gjithë këshillat përsa i përket mbrojtjes në lidhje me çdo shenje sadopak e vogël mund të jetë ajo.
A do të ketë një etapë të dytë për këto pacientë të shëruar që do të duhet tu behët sërish testi?
Këto pacientë do të monitorohen na mjeku i familjes dhe njësitë përkatëse shëndetsore dhe çdo element i papitur që mund të shfaqet gjatë kësaj pjesë të vetëkarantimit prej 14 ditësh siurisht që do të kenë asistencën e tyre.
Duhet të bëjmë thirrje që tashmë nuk ka vizita në shtëpinë e këtyre perosnave që janë shëruar nga Covid 19. Miqtë e shokët duhet të heqin dorë nga vizitat në shtëpi?
Asnjë takim afër më distancë deri në një metër e gjysëm dhe do të jetë dhe një rregull që do të ndiqet edhe në shtëpi. Takimet tashmë janë vetëm me përshëndetje dhe me një distancë deri në një metër e gjysëm, pa dhënie dore, pa përqafime dhe në momentet që pacienti do të dalë nga dhoma do të dalë nga dhoma në ambjentët e tjera të shtëpisë atëherë familjarët e tjerë nuk do të jenë në lëvizje.
Deri më tani kemi arritur në kuotën e 76 personave të prekur me CVID 19 duket se kemi një rritje të të prekurve brenda të njëjtit ritëm, kemi vatra të reja të infeksionit në momentin që po flasim apo janë vetëm vatrat e kontaktit?
Jo është për tu theksuar se edhe ditën e sotme kanë qenë të njëjtat raste dhe kontakte e mëparshme. Gjithashtu duket sikur përcaktimi i rasteve është një gjendje e stacionuar pasi ne po bëjmë monitorimin e të gjithë rasteve që kanë qenë raste kontakti me persona që janë prekur deri më tani me koronavirus. Shpresojmë që ky intensitet të mos rritet dhe pse pritet që javet në vijim do të jenë dhe piku i shfaqjes së rasteve të reja dhe pse ne shpesojmë të mos kemi një gjë të tillë.
Sa ditë duhet që të ,kaljnë që të themi se ato janë shëruar apo e kanë kaluar rrezikun?
Duhet të kalojnë protokollin prej 14-15 ditësh.
Pse besohet se java e ardhshme do të na tregojë se ku do të jemi
Jo vetëm java e ardhshme por edhe 2-3 javët në vijim dhe deri në qershor pritet që të kemi përcaktimin e intensitetit të përhapjes. Rastet që kanë rezultuar pozitive kanë qenë të lidhura me vaatrat e mëparshme. Gjithashtu kemi dhe raste që kemi të bëjmë me raste që nuk kanë pasur simptoma, por çdo gjë ngelet për tu parë pasi virusi është kapriçoz.
Me masat që po merret dhe që duket se nuk po zbatohet nga të gjithë, nëse këto masa do të zbatohen deri në fund për sa mund të themi që ja dolëm?
Është për tu vlerësuar shumë monitorimi juar minimizimi i trendit të distancimit social ka bërë që të kemi dhe një minimizim për përhapjen e virusit nuk mbajmë radhën në supermarketepor të zbatojmë masat me përpikpëri ne do ja dalim dhe pse është shumë herët për të diskutuar dhe dhënë detaje të qarta në lidhje me këtë periudhë./abcnews.al