Virozat rëndojnë alergjikët/ Mjekët: Ka shtim të alergjive tek fëmijët

schedule13:21 - 23 Nëntor, 2024

schedule 13:21 - 23 Nëntor, 2024

Ulja e temperaturave, lagështira apo pluhurat e shtëpisë, nuk janë të vetmet faktorë që kanë sjell fluks te bluzat e bardha të personave që vuajnë nga alergjitë. Sipas mjekëve shpërthimi i virozave respiratore ka ndikuar ndjeshëm tek personat alergjikë.

“Me ardhjen e lagështirës, tjetër faktor si mykërat apo edhe pluhuri i shtëpisë janë faktor nxitës për rëndimin e pacientëve  alergjik. Por, nuk është vetëm ky faktor, me ardhjen e vjeshtës kemi edhe prurjen e viruseve stinore, të cilët shërbejnë si risques të azmave apo edhe alergjive ekzistuese tek këto pacientë. Pra rrjedhimisht ne hasim një fluks shumë të madh prej gati 1 muaji, këtë nuk e shohim vetëm tek moshat e mëdha, por, edhe tek ajo pediatrike.“, thekson alergologia Alkerta Ibranji.

Sipas mjekëve, nga viti në vit numri i personave alergjik vjen në rritje shqetësues për bluzat e bardha është fakti se gjithnjë e më shumë alergjitë po prekin moshën pediatrike. Ndryshimi i stilit të jetesës, mënyra e të ushqyerit, si dhe përdorimi i antibiotikëve pa kriter, janë ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar tregojnë mjekët.

“Kemi vërejtur një shtim të rasteve të fëmijëve me probleme respiratore alergjike, dhe realisht ka shumë teori të cilat mbështesin ose janë në favor të nxitjes së alergjive. Një nga teoritë kryesore është koncepti i stilit të jetës, duke iu përshtatur një stili jetese larg natyrës, mënyra e të ushqyerit, duke konsumuar ushqime të procesuara, apo përdorimi i antibiotikëve pa kriter, të gjitha këto ndikojnë, dhe këto vetë kanë një rol rëndues tek alergjitë. Por, ndotja e ajrit, dhe niveli i ndotjes së ajrit po shohim, po fëmijët janë më të prekshëm.”

“Kam fëmijën me alergji, ka kollë, dhe kruarje të trupit.”, thotë një prind.

“Prej një jave se kam dërguar mbesën në çerdhe për shkak të virozave, po është edhe alergjike.“, shtoi një prind tjetër.

Mjekja alergologe Alkerta Ibranji tregon simptomat që nuk duhen neglizhuar.

“Në vjeshtë edhe fillimi i një teshtime në mëngjes sapo zgjohet fëmija, apo që cenon stilin e jetesës, sinozite repurente të përsëritura…..një alergji nuk fillon direkt me azma, por të paralajmëron me një alergji të respiratorëve të sipërme, të cilat shumica i kalojnë si kalimtare, por nuk është ashtu. Ndaj ngre alarmin që sa më herët të diagnostikohen, aq më mirë parandalohen azmat.”/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!