Virozat “ngatërrohen” me alergjitë/ Mjekët: Shpesh ngatërrohen me alergjitë e stinës

schedule16:59 - 6 Prill, 2025

schedule 16:59 - 6 Prill, 2025

Rënia e temperaturave në javën e fundit, ka rikthyer virozat në vend, ndërsa janë mbivendosur edhe alergjitë e stinës. Shpesh herë këto ngatërrohen si pasojë e simptomave të ngjashme. Specialistët shpjegojnë shenjat dalluese, ndërsa theksin e vendosin në vlerësimin e pacientit nga mjeku alergolog.

“Kanë nisur alergjitë e polenit që në Janar-Shkurtë, ndërkohë që kemi edhe virozat në këtë kohë. Situate duhet vlerësuar dhe parë mirë nëse kemi të bëjmë me rrufë stinore apo allergen. Patjetër që sëmundjet virale kanë temperaturën, gjendjen e përgjithshme jo të mirë, pacientët janë të lodhur, kanë dhimbje trupi dhe janë situate akute që zgjasin 4-5 ditë ose maksimum një javë, ku antibiotikët ne mjekët të gjithë e dimë që nuk duhet të përdoren për gjendjet virale. Sëmundjet alergjike që janë në këtë periudhë kanë simptoma të tjera. Nuk kanë temperaturën, përsëriten tek pacientet në të njëjtën periudhë çdo vit, kruajtje, teshtimë, rrufë, kruajtje e syve, veshëve, qiellzës”, tha Eris Mësonjësi.

Sezoni polemik ka nisur që në Janar-Shkurt, dhe aktualisht ende nuk kemi arritur në pikun e alergjive, por, megjithatë në një ditë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në shërbimin e alergologjisë paraqiten mesatarisht deri në 10 pacientë.

“Ka rritje të pacientëve që vijnë me pjesën e rrufës alergjike në këtë sezon. Kemi rritje të rasteve me alergji. Kemi të paktën 5-10 raste me rrufë në ditë që riaktivizohet ose që shfaqet për herë të parë tek pacientët alergjikë”, shtoi Eris Mësonjësi.

Sëmundjet alergjike janë rritur në të gjitha grupmoshat, por, më prezente kjo rritje shihet tek të vegjlit. Në Shqipëri një në katër fëmijë rezulton që të jetë alergjikë, mjekja alergologe Eris Mesonjesi shpjegon faktorët që kanë çuar në rritjen e rasteve.

“Duke filluar që nga mënyra sesi nënat ushqehen kur janë shtatzëna, para se të lind fëmija. Mungesa e vitaminës D, duhanpirja tek nëna gjatë shtatzënisë është faktor risku për nivel të ulët të funksionimit pulmonar tek fëmijët me kalimin e moshës, duke kaluar tek stili i jetesës, fëmijët rrijnë më shumë Brenda, ekspozimi ndaj alergjenëve më të ekspozuar, kafshë shtëpiake më shumë prezente, ndotja e ajrit”, përfundoi Eris Mësonjësi.

Piku i alergjive pritet të arrij dy javët e fundit të Prillit dhe fillim i muajit Maj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!