Virozat janë shqetësimi më i shpeshtë i të vegjëlve përgjatë stinës së dimrit.
Në Vlorë ka pasur rritje të rasteve por mjekët këshillojnë prindërit të tregojnë kujdes me përdorimin e antibiotikëve.
Mjeku Pellumb Delaj thotë se ka nisur të qarkullojë edhe gripi. Për të shmangur pasojat e këtij virusi, vaksina rekomandohet si mbrojtja më e mirë.
Ende ka persona që shmangin mjekun e u drejtohen farmacive në rastet kur kanë shqetësime shëndetësore. Mjekët bëjnë thirrje që të mos përdorim medikamente pa kryer më parë vizitë në qendrat shëndetësore./abcnews.al