Virozat, kalon piku/ ISHP: Numri i rasteve është ulur

schedule15:33 - 31 Janar, 2024

schedule 15:33 - 31 Janar, 2024

Shqipëria e ka kaluar pikun e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes. Të sëmurët që i janë drejtuar spitaleve dhe qendrave shëndetsore javën e fundit të janarit, referuar të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, kanë pësuar rënie.

Nga mbi 17 mijë raste, numri ka zbritur në rreth 16 mijë.

Megjithkëtë viruset në qarkullim në raport me të njejtën periudhe të dy viteve të shkuara sipas specialistëve të shëndetit publik janë me intensitet më të lartë. Po ashtu dhe të sëmurët që kanë nevojë për ndihmën e mjekut.

Më shumë se 10 mijë persona rezultojnë të prekur nga infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes ndërsa mbi 5 mijë nga ato të poshtmet.

Më të prekur janë më të vegjlit. Moshta nga 1 në 4 vjeç ndiqen nga bebet dhe më pas fëmijët në moshë shkollore.

Në Gjirokastër e Gramsh vihet re përhapje më e madhe e virozave, por për shkak të numrit më të lartë të popullisë Tirana, Durrësi dhe Fieri kanë dhe numrin më të madh të të sëmurëve.

Aktualisht në vend sipas specialistëve të Instiutit të Shëndetit Publik qarkullon gripi I tipit A dhe B, koronavirus dhe viroza të tjera.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!