Qarkullimi I disa virozave njëkohësisht ka shtuar fluksin e fëmijëve në urgjencën e Pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Mesatarisht rreth 400 pacientë të vegjël çdo ditë kërkojnë ndihmën e mjekëve në këtë shërbim. Më agresiv sipas pediatërve po shfaqet gripi, por nuk mungojnë as të prekurit nga covid apo virusi respirator sinsincial ky I fundit kryesisht tek moshat nën dy vjeç.
“Më të shumta janë problemet respiratore, kemi dhe probleme gastrointestinale, format e prekjes së infeksioneve virale që përfshijnë dhe RSV dhe gripin A dhe B, sigurisht që nuk duhet të nënvlerësojmë kemi dhe prezencë të varianteve subomicron apo nënvariante Covid, por që duhet të theksohet nga ana e agravimit të gjëndjes klinike rastet më problematike është influenca.
Influenca këtë vit po paraqitet pak më agravuese në raport me atë që është më e zakonshme, shfaqet me temperaturë por kjo është individuale nuk mund të thuash se shfaqet tek të gjithë me temperaturë të lartë, me kollë kryesisht çregullime të sistemin të frymëmarrjes ka dhe raste të çregullime të sistemit gastrointesintal që vijnë me diarre dhe të vjella. ”
Megjithëkëtë mjekët thonë se më shumë se gjysma e fëmijëve që paraqiten në këtë shërbim nuk janë raste urgjente dhe mund të trajtohen në qendrat shëndetësore.
“ Tamam urgjenca janë një pjesë shumë e vogël rreth 10% të cilët ne i hospitalizojmë, me një gjendje mesatare mund të themi 25-30% të tjerë normalisht marrin trajtim në urgjencë, pjesa tjetër janë ambulatorë.”
Pediatrit I bëjnë thirrje prindërve të komunikojnë me mjekun nëse vërejnë se diçka me fëmijën e tyre nuk po shkon si duhet.
“ Në momentin që ata e vlerësojnë që diçka ka kollë, temperaturë, gjendja e përgjithshme si duket njëlljë si ditët më parë prindi do ti rekomandoja të bëjë vizitën pa humbur kohë tek mjeku i familjes “
Fillimi I vitit ka shtuar numrin e të sëmurëve, por sipas mjekëve nuk kemi të bëjmë me një situatë të pazakontë. Ata thonë se është sezon normal gripi dhe virozash që specialistët parashikojnë të arrijë pikun në fund të janarit.