Viroza dhe Covid/ Në Korçë çdo ditë deri në 3 fëmijë me virus

schedule14:36 - 22 Shtator, 2023

schedule 14:36 - 22 Shtator, 2023

Mjekët pediatër në Spitalin e Korcës ngrejnë shqetësimin e numrit në rritje të fëmijëve të prekur me covid.

Rastet këtë fillim vjeshte janë shtuar dhe mjekët thonë se më tepër shqetësim përbën virusi sesa virozat e stinës.

Robert Rado e lidh shtimin e fëmijëve të infektuar me rinisjen e kopshteve e shkollave dhe këshillon prindërit t`i mbajnë në shtëpi deri në momentin e shërimit.

Simptomat mes virusit covid 19 dhe virozave janë të ngjashme ndaj mjekët detyrohen që për cdo rast që paraqitet me temperaturë të kryejnë testin.

Cdo ditë në pediatrinë e Korçës kryhen deri në 15 testime ndërsa pozitiv rezultojnë 3-4 raste./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!