Studiues të ndryshëm në botë kanë hedhë hipoteza të ndryshme në lidhje me shfaqjen e koronavirusit. Së fundmi një virologe nga Kina, ka thënë se koronavirusi e ka origjinën nga një laborator ushtarak.
Li Meng-Yan, njëherësh specialiste në Shkollën e Shëndetit Publik në Hong Kong, në një intervistë për mediat është shprehur se Covid 19 nuk ka dalë nga tregu i famshëm i Wuhan siç thuhet deri më tani, por nga një laborator i Ushtrisë Çlirimtare të Popullit.
Ndërkohë shumë vende të fuqishme në botë e akuzojnë Kinën në lidhje me informacionet që ajo ka dhënë mbi çështjen e pandemisë së koronavirusit.
Deri më tani u raportua që virusi nuk ishte i natyrshëm dhe që i njëjti u prodhua në laborator, mirëpo këto pretendime u hodhën poshtë nga vetë autoritetet kineze.
Meng-Yan megjithatë pretendoi se burimi i këtij shpërthimi gjendej në një laborator ushtarak, të cilin ajo e kishte zbuluar, derisa studionte transmetimin e këtij virusi mes njerëzve. Gjithashtu ajo ka theksuar se nuk janë marrë parasysh gjetjet që ajo ka bërë deri më tani.
“Në atë kohë, e kisha vlerësuar qartë se virusi vinte nga një laborator ushtarak i Partisë Komuniste Kineze.Tregu i Wuhanit ishte përdorur thjesht si një karrem”, u shpreh Meng-Yan./abcnews.al