Virgjëria një tabu, ekspertët: S’duhet të sillemi sikur nuk ekziston, edukimi seksual të nisë që në fillore

schedule09:54 - 22 Tetor, 2020

schedule 09:54 - 22 Tetor, 2020

Virgjëria është një tabu dhe vazhdon ende në ditët e sotme të mbetet e tillë në Shqipëri. Janë të shumtë ata që e lidhin virgjërinë e një vajze me moralin dhe për këtë shkak fenomeni i ‘qepjes’ ekziston akoma. Kjo temë u trajtua mëngjesin e kësaj të enjteje në “Abc-ja e mëngjesit” duke marrë shkas që një rast i tillë ndodhi para disa ditësh në një fshat të Tiranës.

Të ftuar ishin poetja Rita Petro, gazetarja Zhaklin Lekatari si dhe psikologu Jashar Demiri. Siç u shpreh blogerja Lekatari ky fenomen që është ekzistent jo vetëm në zonat rurale por dhe urbane, ul figurën e gruas ndërsa shtoi se është i nevojshëm institucionalizimi i edukimit seksual që në moshat e vogla.

Të shkosh e virgjër tek burri është një vlerë e shtuar dhe shumë djem vazhdimisht pyesin nëse është normale që një vajzë të mos ketë gjakderdhje në herën e parë. Ul figurën e gruas dhe vetë gruan sidomos në shekullin ku jetojmë, morali i një gruaje nuk perceptohet nga numri i marrëdhënieve seksuale dhe partnerët që ka patur. Për të zhbërë këtë lloj mentaliteti duhet që vajzat të kenë më shumë guxim dhe të rebelohen, mos të presin vetëm nga shoqëria. “, tha Zhaklina.

Më tej, poetja Petro shprehet se shoqëria duhet të jetë e hapur ndaj problematikave të tilla, dhe të mos sillet sikur nuk ekziston.  “Duhet ta pranojmë është një realitet, shoqëria është e përbërë nga disa shtresa dhe një që ka një mentalitet të ngurtësuar bëhet bartëse e disa kodeve që kanë qenë rregullator. Kur themi që jemi akoma shoqëri e emancipuar, kjo ka të bëjë me numrin e njerëzve që duhet të zhvillohen apo ruajnë këtë gjë konservative.

Për ne të cilët jemi njerëz të hapur kjo mund të duket sikur nuk ekziston por nuk është mirë të mendohet sepse gënjen veten. Fakti është që shoqëria jonë ka një lloj hipokrizie dhe do ta quaja tabu, kur dhe personat të cilët janë publikë dhe ne i mbajmë si të emancipuar, po t’i pyesësh nuk e pranojnë në asnjë lloj mënyre që i pari ka qenë burri.”, tha Rita.

Psikologu Demiri e quajti absurde që në fenomen i tillë të vazhdojë të ekzistojë në vendin tonë, në një kohë kur martesat nuk bëhen më në një moshë të re. Ai thotë se ky fenomen nuk vlerësohet as nga Librat e Shenjtë, dhe si i tillë nuk duhet të merret për bazë.

Janë situata që duhet të marrin fund për të dyja palët por sidomos për vajzat. Virgjëria erdhi si një problem që e sollën shekujt gabimisht dhe shekujt po e heqin me të drejtë. Po t’i referohemi dy librave të shenjtë Biblës dhe Kuranit as nuk përmendet dhe vlerësohet. Jo vetëm kontrollet por nuk duhet të lejohet dhe qepja, është një skandal dhe një mashtrim i madh me të cilin zhvillohet bashkëshortësia

Derisa nuk përmendet nuk duhet të merret në konsideratë, nuk lejohet që ta pyesësh për të kaluarën. Besnikëria fillon në ato momente kur është lidhur martesa në vendin e shenjtë, por nëse merret e kaluara për bazë kjo është e padrejtë dhe e panevojshme. Ka shumë raste që kanë nisur martesën me një traumë dhe biles vajzat që kanë kujtuar se janë të virgjëra kanë humbur himenin vetvetiu. Këto raste janë të shumta.”, tha ai. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!