“VIP-at” e listës së SPAK “çanë rrjetën”, kush e “tradhtoi” FNSH-në?

schedule11:56 - 19 Maj, 2022

schedule 11:56 - 19 Maj, 2022

SPAK lëshoi 32 urdhër arreste për një numër të madh personash të dyshuar si të përfshirë në krime të rënda, ndërsa nuk dihet ende se kush është arrestuar dhe kush jo pasi operacioni vijon prej mbrëmjes së djeshme.

Ajo që dihet është se në listë ishin edhe emrat e Ervis Martinajt, Talo Çelës dhe Suel Çelës, të cilët nuk janë arrestuar ende nga policia. Ndërkohë, mësohet se “në rrjetë” kanë rënë disa bashkëpunëtorë te tyre si edhe punonjës policie që dyshohet se i kanë shërbyer grupeve kriminale në zona të ndryshme të vendit.

Operacioni i SPAK u zhvillua pas zbërthimit të Nuredin Dumanit, të kapur më shumë se dy muaj më parë në Fier pas një atentati të dështuar ndaj tij. Mësohet se Dumani ka treguar një mori krimesh që kanë ndodhur vitet e fundit në Shqipëri, dhe sidomos vrasje të bujshme  nga veriu deri në jug.

Lexo edhe: Nga Ervis Martinaj te Talo Çela/ SPAK në shënjestër “kokat” e krimit, aksion në 5 qytete! Elbasani më i goditur pas rrëfimit të Dumanit

Fakti që nuk janë arrestuar “VIP-at” e listës së SPAK ngre dyshime mbi mundësinë e dekonspirimit të operacionit të policisë. Ka të dhëna se dihej të paktën që mbrëmë se policia do të kryente një operacion të gjerë me urdhër të SPAK për të kapur disa të shumë kërkuar dhe me gjasë kjo e dhënë ka shkuar edhe në veshët e personave që përmes aktivitetit të tyre të jashtëligjshëm kanë bërë miliona euro pasuri duke blërë shumë lehtë informacion.

Lexo edhe: EKSKLUZIVE/ Gjurmim “këmba këmbës”, si do eliminohej Sokol Sanxhaktari nga Nuredin Dumani, “hija” 2 muaj me “misionin” në Elbasan

Për të bërë një panoramë më të plotë të operacionit pritet që prokurorët e SPAK të dalin në një konferencë për shtyp në orën 13:00. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!