Herta Toska dhe Edlira Shkurti kanë sjellë një version krejt ndryshe të Himnit Kombëtar. Përmes violinës ata kanë sjellë një version më modern që mund të interpretohet kudo. Në një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ata rrëfyen se ishin skeptike pasi mund të mos pritej mirë versioni që kishin sjellë.
Herta theksoi se ideja për këtë projekt kishte lindur që në vitin e shkuar por nuk kishte mundur ta realizonte pasi ndodhej larg Shqipërisë. Ata treguan se donin të sillnin një version më modern që mund të luhet jo vetëm në ceremoni zyrtare por dhe në evente të tjera.
“Të gjithë e kanë pëlqyer një gjë moderne, që i përshtatet dhe pak kohës. Donim një muzikë që të luhej nëpër klube, nëpër vende ku ka muzikë të lartë dhe të mos ngelej vetëm në ceremonitë zyrtare. Pra të ishte dhe pak më afër.”, tha Edlira. “Donim ta sillmin himnin pak më modern, pse mos të dëgjihet dhe në ambiente të reja“, tha Herta.
/abcnews.al