Ky është Kabul Hunda, 53-vjeçari që prej katër vitesh ka abuzuar seksualisht me vajzën e nipit të tij. Tortura për vajzën ka nisur qëkur ishte 12-vjeç dhe ka vijuar sistematikisht derisa ajo më në fund vendosi që të tregojë.
Hunda, i cili jeton i vetëm pasi bashkëshortja i ka ndërruar jetë, shkonte shpesh për kafe tek shtëpia e nipit të tij por kjo nuk kishte ngjallur dyshime tek prindërit e vajzës.
“Nuk më shkonte mendja se e kisha xhaxhain e burrit dhe thashë do të na përkrahte dhe të shkon mendja te xhaxhai i burrit?” Kështu është shprehur nëna e adoleshentes kur u pyet nëse kishte vënë re ndonjë gjë të pazakontë tek vizitat e tij.
Para katër ditësh 16-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital pasi kishte pasur hemorragji dhe në spital në prani të psikologes ka treguar se çfarë i ka ndodhur me të afërmin e saj. Më pas xhaxhai i saj ka shkuar në polici dhe ka bërë denoncimin. Tashmë gjendja e saj shëndetësore duket e stabilizuar. Kabul Hunda i cili është vënë në pranga nuk ka pranuar ta ketë kryer aktin. /abcnews.al/