Vinte nga Shqipëria, sekuestrohen 67 kg marijuanë në Greqi

schedule12:52 - 13 Mars, 2023

schedule 12:52 - 13 Mars, 2023

Të paktën 67 kg marijuanë janë sekuestruar në Igumenicë. Mësohet se dy persona janë arrestuar, sipas mediave greke.

Policia ra në gjurmët e një automjeti, ndaj të cilit edhe ushtroi kontroll ku u zbuluan 45 pako me rreth 67 kg marijuanë. Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, një shtetas grek të cilit iu sekuestruan edhe 2.2 gram heroinë, 100 euro dhe një telefon.

Pronari i mjetit, akuzohet si organizator i transportit. Në banesën e tij u sekuestruan 29.6 gram marijuanë. Vlera e drogës së sekuestruar përllogaritet në rreth 167 mijë e 450 euro.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!