Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vinte nga Serbia, AKU bllokon 25 tonë misër në Elbasan

schedule11:59 - 14 Nëntor, 2025

schedule 11:59 - 14 Nëntor, 2025

TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Elbasan ka bllokuar një sasi prej 25 tonësh misër rifuxho për bagëti, e ardhur nga Serbia, pas zbatimit të urdhrit të Ministrisë së Bujqësisë për ndalimin dhe kontrollin rigoroz të produkteve të importuara nga ky vend, produktet bujqësore të importuara.

Sasia e misrit është bllokuar në një subjekt në Elbasan, ku inspektorët e AKU-së kanë kryer verifikimet e para dhe kanë marrë mostrat për analizat laboratorike.

Aktualisht, të gjitha 20 tonët janë në pritje të rezultateve, ndërsa 25 tonë nga kjo sasi pritet të asgjësohen, bazuar në dyshimet e ngritura dhe kontrollet paraprake.

AKU Elbasan ka intensifikuar kontrollet në disa subjekte te tregtimit të misrit në qarkun Elbasanit , me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!