Dy persona janë arrestuar ndërsa katër të tjerë janë proceduar penalisht pasi ushtronin veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive. Sipas policisë, ata i vinin bastet nëpërmjet celularëve.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa subjekte në Tiranë, u konstatuan këta shtetas, në celularët e të cilëve, shërbimet e policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 5 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al