Dy persona, të moshave 22 dhe 26 vjeç, kanë rënë në pranga në Fier pasi kishin përshtatur lokalet e tyre për vënie bastesh sportive.
Ata u kapën në flagrancë në 2 lokalet në pronësi të tyre, në lagjen “Konferenca e Pezës”, të cilat i kishin përshtatur për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit (baste sportive me celularë dhe njesi kompjuterike).
Nga të dyja ambientet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 8 njesi kompjuterike (laptop dhe iPad), 2 celularë dhe 1 televizor./abcnews.al