Vinin baste sportive, arrestohen dy persona në Tiranë, në kërkim pronari i një lokali

schedule09:53 - 26 Shtator, 2024

schedule 09:53 - 26 Shtator, 2024

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pas kontrolleve që u ushtruan në dy lokale për vënien e basteve sportive nëpërmjet celularit.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në dy lokalet në zona të ndryshme të Tiranës, në aparatet celulare të dy shtetasve të arrestuar, u gjetën faqe që shërbejnë për vënien e basteve sportive.

Të arrestuarit, 35 dhe 54 vjeç, akuzohen për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.

Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasit tjetër, pronar i një lokali në rrugën e Barrikadave. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan aparatet celulare./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!