“Vinim me valixhe e ktheheshim për të ruajtur Green Card”, këngëtari shqiptar tregon jetën në SHBA

schedule19:08 - 12 Prill, 2021

schedule 19:08 - 12 Prill, 2021

Këngëtari i njohur, Vedat Ademi jeton në Amerikë me bashkëshorten dhe dy djemtë e tij. Aii ka munguar muzikës, por së fundmi ai ka publikuar projektin e tij më të re të titulluar “Kënga jonë”.

Në një lidhje me Skype me Rudina Magjistarin, këngëtari tregoi se ka shkuar për të ruajtur Green Card dhe për të marrë pasaportën. Vedati tha se pasi të marrin pasaportat, mund të rikthehen në Shqipëri.

“Vendimi ishte familjar normalisht, unë kam që në 2010 që shkoj e vij në Amerikë, për shumë vite u bë si sakrificë që ne vinim me valixhe e ktheheshim për të ruajtur Green Card, edhe me fëmijët bëhet më e vështirë pastaj, udhëtimi i gjatë. Menduam të vinim të provonim edhe mundësitë tona këtej, sigurisht edhe për t’u pajisur me pasaportë. Pishman nuk jam bërë sepse njeriu sfidon gjithmonë veten me gjëra të reja edhe besoj se gjithçka në jetë na shërben si eksperiencë. Kemi qenë mirë, kemi gjetur shoqëri të mirë, bashkëshortja ka pasur mundësinë të ushtrojë profesionin e vetë me punë dhe pozita shumë të mira nëpër kompani dhe koorporata më të mëdhaja në Amerikë. Por jemi prapë me idenë për t’u kthyer, duke qenë se investimi ndër vite është bërë për muzikën. Neve na mungon familja, shoqëria, kështu që nuk është jashtë mundësisë të kthehemi pasi të pajisemi me pasaporta”, u shpreh këngëtari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!