Goli fantastik i shënuar mbrëmjen e djeshme përballë “qytetarëve” të Manchester City vendosi dhe një rekord “të ëmbël” personal, për anësorin brazilian të Real Madrid, Vinicius Junior.
“Fantazisti” madrilen arriti të shënojë mbrëmjen e djeshme golin e tij të 15-të në UEFA Champions League, duke u bërë kështu amerikano-jugori i tretë në këtë kompeticion që ka kapur këtë shifër, në moshën 22 vjeç e 301 ditë.
Më mirë se braziliani kanë bërë vetëm shoku i tij në Kombëtare dhe te Real Madrid, Rodrygo, i cili ka kapur këtë shifër në moshën 22 vjeç e 99 ditë, në vitin 2023, si dhe “pleshti”, Leo Messi, që e ka arritur këtë numër golash në moshën 21 vjeç e 288 ditë, në vitin 2009. /i.m /abcnews.al

