Vilfor Hysa rikthehet në Shqipëri, pas eksperiencave në Maltë dhe Kosovë. Sulmuesi, i cili ka luajtur me ekipe të mëdha në vendin tonë, do të jetë pjesë e një klubi me tradita si Dinamo. Blutë ishin në kërkim të një sulmuesi dhe e kanë gjetur zgjidhjen.
“Goditja e fundit e merkatos! Vilfor Hysa është zyrtarisht lojtar i Dinamos. Sulmuesi me shumë eksperiencë, nga sot e në vijim do të jetë Blu. Hysa është emër i mjaft i njohur në vendin tonë, ndërsa disa nga ekipet ku ka kontribuar janë Tirana, Teuta, Laçi, Vllaznia e Flamurtari.
Ai ka provuar të luajë edhe me Grosseto në Itali dhe Lija Athletic në Maltë. Sëfundmi ka kontribuar në Kosovë tek Gjilani, ndërsa tek Dinamo vjen pas eksperiencës me Kf Drenicën. Ai do të jetë një vlerë e shtuar në sulmin Dinamovit”, njofton klubi i Dinamos. /abcnews.al